Kërkimi i punës mund të jetë gjë e vështirë. Personi i cili po intervistohet për punësim është njësoj i stresuar.
Kërkimi i punës nuk është asnjëherë i lehtë. Kandidatët kalojnë muaj duke dërguar rezyme dhe duke u lidhur me njerëz për të gjetur pozitën e duhur, shpesh duke bërë intervista të shumta në proces. Por kërkuesit e punës nuk janë të vetmit i cili ju duket procesi i vështirë. Shumë ndërmarrës dhe përfaqësues të Burimeve Njerëzore i frikësohen punësimit sepse e dinë se është i vështirë.
Nëse vazhdimisht zbuloni se kandidatët tuaj idealë refuzojnë punën pas intervistës, mund të jetë arsyeja se procesi juaj i intervistimit po i largon ata. Këtu janë tetë arsye të dëshmuara shkenctarisht që intervistat e juaja po bëjnë dëm në vend të ndihmës.
Ju hutoheni nga pamja
Shikoni me kujdes kandidatët të cilët i eliminoni. Ju mund të mos e kuptoni se po e bëni, por studimet kanë treguar se pamja fizike luan një rol domethënës në zgjedhjen e kandidatit. Ju mund të jeni duke e shpërfillur punonjësin tuaj më të mirë potencial bazuar në diçka të thjeshtë si një nishan.
Ju nuk mund të lexoni gjuhën e trupit
Vendimet e punësimit shpesh bazohen në atë që personi nuk thotë se sa nga ato që thotë, sipas një studimi. Por ju mund të bëni supozime bazuar në qëndrimin e dobët ose mungesën e kontaktit me sy. Dini shenjat të cilat duhet t’i kërkoni kur vlerësoni gjuhën e trupit të dikujt, por gjithashtu mbani në mend se pamja mund të ju mashtrojë.
Ju tregoheni të ngadalshëm
Nëse keni kërkuar punë ndonjëherë, e dini se sa torturuese mund të jetë pritja për të dëgjuar nëse jeni punësuar apo jo. Ajo pritje është më e larta në këto vite, sipas DHI-DHF Mean Vacancy Duration. Në vitin 2016, studimi zbuloi se pritja mesatare për një punë profesionale ishte 26.1 ditë pune, përderisa punëdhënësit kërkonin kandidatin e përsosur. Edhe pse gjetja e profesionistëve të aftë mund të marrë kohë, është gjithashtu e rëndësishme të kuptoni se kur vonoheni shumë, ju mund të humbisni kandidatin më të mirë nga një konkurrent.
Vetëm biseda me aplikuesin nuk mjafton
Me vite, disa ekspertë kanë thënë se intervistat e punës standarde dhe të pastrukturuara të cilat shumica e bizneseve i përdorin janë të padobishme në identifikimin e kandidatit të duhur për një pozitë. Një studim zbuloi se intervistat e pastrukturuara mund të ndërhyjnë në aftësinë e intervistuesit për të vendosur në mënyrë të saktë se si një kandidat do të performojë në një punë. Por, provoni diçka të cilën shumë kompani po e bëjnë përderisa vlerësojnë të punësuarit potencialë. Ata po kalojnë në intervista të strukturuara ku kandidatëve iu kërkohet të provojnë detyra specifike për të cilat do të jenë përgjegjës nëse punësohen. Pastaj puna e tyre matet. Ju e shihni këtë shumë këto ditë me bizneset fillestare të cilat kërkojnë inxhinierë të rinj.
Ju nuk kërkoni mostra të punës
Edhe pse intervistat në përgjithësi dështojnë në parashikimin e performancës së punës, mostrat e punës janë shumë më efikase. Lloji i testit varet në punën që kandidati do të performojë, por mund të ju dërgojë një hap përpara, veçanërisht nëse po punësoni dikë kreativ si një diazjner grafik. Një tjetër mjet i dobishëm është testi kognitiv, ku kandidatët iu përgjigjen pyetjeve të shprehive të cilat ju ndihmojnë të identifikoni proceset e tyre të mendimeve.
Ju po dështoni në rekrutimin në media sociale
Kërkuesit e punës kanë ndryshuar mënyrën se si ata kërkojnë punë, por ende disa punëdhënës po dështojnë në përpjekjet e tyre të rekrutimit. Një studim zbuloi se edhe pse 92 përqind e bizneseve përdorin mediat sociale për të gjetur punonjës të ri, 51 përqind e atyre postimeve shkojnë në Twitter, ku punonjësit nuk shikojnë. Shumë kërkues të punës përmendën LinkedIn si faqen ku ata presin më së shumti të shohin njoftime të punës, por ende vetëm 23 përqind të punëve të postuara në media sociale janë në LinkedIn, sipas studimit.
Procesi juaj është i papërcaktuar
Një studim i vitit 2015 zbuloi se 52 për qind e punëdhënësve përdorin rrjetet sociale për të mësuar më shumë për kandidatët, një numër i cili është rritur që nga viti 2013. Përdorni çfarë të mundeni për të krijuar një stil të intervistës i cili përshtatet me personalitetin unik të kandidatit.
Ju po e paraqisni ndryshe kulturën e kompanisë
Përshtatja në kulturë është vitale kur është fjala tek gjetja e punonjësit të duhur. Studimet kanë zbuluar se punonjësit të cilët përshtaten me kulturën e kompanisë kanë nivel më të lartë të kënaqësisë në punë se sa ata të cilët nuk përshtaten. Por ende nëse nuk e paraqisni kulturën gjatë intervistës, ju mund të humbisni punonjës të cilët mund të përshtaten shumë mirë. P.sh., nëse biznesi juaj është jo formal, por ju shfaqeni duke veshur kostum, kandidati mund të supozojë se ju keni një kod strikt të veshjes. Përveç përmendjes së aspekteve të veçanta të kulturës tuaj gjatë procesit, gjithashtu sigurohuni se po e përçoni atë në gjuhën tuaj trupore dhe në stilin e intervistës.
Intervista mund të jetë e ndërlikuar, por nëse i dini disa nga gabimet më të zakonshme, ju mund të filloni t’i shmangni ato. Vetëm duke mësuar teknikat më të mira të intervistës ju mund të pajisni biznesin tuaj me ekipin e nevojshëm.