Finalja e Kupës Carabao midis Tottenham dhe Manchester City do të luhet në praninë e tifozëve edhe pse me numër të kufizuar.
8,000 tifozë do të jenë të pranishëm pasi kjo ndeshje finale u konfirmua si një test për të provuar kthimin e turmave të mëdha nëpër stadiumet angleze.
Ndeshja finale e këtji kompeticioni mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit do të zhvillohet më 25 prill, shkruan Gazeta Express.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” i cili ka kapacitet prej 90 mijë ulëseve, teksa rreth 9% e tyre do të jenë të rezervuara për tifozë.