8 milionë rrufe në ditë godasin Tokën, ngrohja globale ndikim te to

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

8 milionë rrufe në ditë godasin planetin tonë, me një ritëm prej rreth 100 në sek.

Ngrohja globale ka një ndikim të madh mbi to, dhe sipas një studimi të realizuar së fundmi në territorin amerikan, është zbuluar që për çdo gradë celsius të rritjes së temperaturës, korrespondon me një rritje me 12% të tyre.

Me këto ritme, theksojnë shkencëtarët, në 100 vitet e ardhshme, do të kemi një rritje të rrufeve e shkreptimave me 50%.

Ajo që shqetëson me tepër janë efektet e tyre mbi jetën. Shtimi i tyre, ndikon negativisht jo vetëm drejtpërdrejt mbi jetën e njeriut, por edhe mbi zjarret që mund të shkaktojnë, duke shërbyer si shkëndija të rrezikshme, pasi klime më e ngrohtë sjell terren më të thatë.

Disa zona të planetit janë më të prekura se të tjerat, një nga këto është India. Disa ditë më parë si pasojë e një stuhie rrufesh, humbën jetën 27 persona që punonin në bujqësi, ndërsa mbetën të lënduar edhe 8 pasagjerë të një linjë ajrore, pasi avioni u përball me turbulenca para uljes në aeroportin e Kalkutës.

India është një nga ato vende që goditet rëndë veçanërisht periudhës nga Qershori në shtator  dhe sipas statistikave shtetërore, në vitin 2019 humbën jetën 3 mijë indianë si pasojë e rrufeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme