8 miliarderët më të pasur në botë kanë një pasuri të njëjtë me gjysmën e varfër të globit. Vlerësimi vjen nga Oxfam, organizata ndërkombëtare për zbutjen e varfërisë në botë.
Sipas këtij raporti, përqendrimi i pasurisë së gjysmës së globit në një grusht njerëzish, është i rrezikshëm.
8 persona kanë një pasuri prej 426 miliardë dollarësh, e njëjtë me pasurinë e 3.6 miliardë njerëzve në planet, njofton Oxfam.
Listën e 8 miliarderëve e kryeson manjati i Microsoft, Bill Gates me 75 miliardë dollarë, i ndjekur nga themeluesi i Zara-s, Amancio Ortega, me 67 miliardë dollarë dhe meksikani Carlos Slim Helu i Grupit Carso, me 50 miliardë.
Në këtë renditje bëjnë pjesë edhe krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, dhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Bloomberg.
Oxfam sqaron se kjo situatë ka ardhur si pasojë e shmangies së taksave dhe e nivelit të ulët të pagave në kompanitë e mëdha.
Raporti gjykon se ky model ekonomik që pasqyron pabarazinë shpjegon triumfin e rrymave alternative, siç ishte Brexit apo fitorja e Donald Tramp në Shtetet e Bashkuara të Amerikës