8 raste të reja në Prizren por qytetarët nuk ndalin daljet, arrestohen 24 persona

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Thuajse çdo ditë po raportohet për raste të reja të infektuar me koronavirus në Prizren, vetëm mbrëmë janë konfirmuar 8 raste të reja.

Pavarësisht kësaj qytetarët duket se nuk po i ndalin aspak qejfet dhe shëtitjet e tyre.

Në bazë të raportit të Policisë së Kosoës, dje janë arrestuar 24 persona që nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë.

Sipas raportit, dje janë arrestuar 7 persona duke konsumuar pije në një lokal, e 17 të tjerë janë arrestuar për arsyeje të ngjajshme./IndeksOnline/

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË


Fsh. Korishë, Prizren 20.05.2020-21:20. Është raportuar se shtatë të dyshuar
meshkuj kosovar janë takuar në një lokal duke konsumuar pije të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar n procedurë të rregullt.


Rr. Adem Jashari, Prizren 20.05.2020-22:00. Është raportuar se dy të
dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Sheshi Shatërvan, Prizren 20.05.2020-23:20. Është raportuar se dy të
dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.


Rr. W. Voker, Prizren 20.05.2020-22:00. Është raportuar se pesë persona,
katër femra njëra prej tyre shtetase e Shqipërisë ndërsa të tjerat Kosovar-e janë takuar në një lokal të cilat nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.


Rr. Vetim Shala, Prizren 20.05.2020-22:00. Është raportuar se në sallonin e
saj është takuar e dyshuara femër kosovare e cila nuk e ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rast vazhdon në procedurë të rregullt.


Autostradë, Veri, Prizren 21.05.2020-00:50. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.


Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 21.05.2020-01:10. Është raportuar se katër të
dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra kosovare nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme