80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Begaj: Vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit e nazizmit

Prishtinë | 29 Nën 2024 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë është shprehur se mijëra shqiptarë, djem e vajza, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën.

Ai u shpreh se 80 vjet më parë, Shqipëria doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, siç u shpreh, e rreshtuar në anën e duhur të historisë.

“80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë. Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore  sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë”.

“Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh. Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Të ngjashme