800 mijë klientë në familjen e madhe të IPKO-së

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Duke qenë se ofron shërbimet më të mira në vend, me internetin më të shpejtë në mobil, në gusht IPKO ka arritur numrin e 800 mijë klientëve aktiv vetëm në segmentin e telefonisë mobile.


Në fillim të këtij viti, IPKO ka vazhduar të modernizojë rrjetin e saj në të
gjitha regjionet. Përreth 60 lokacione dhe fshatra ekzistuese, janë modernizuar me teknologjinë 4G.

Ndërsa është operatori i parë në vend që ka zbatuar tërësisht kodin shtetëror të Kosovës 383.

IPKO Telecommunications L.L.C është operatori më i qëndrueshëm në
Kosovë dhe është e njohur për ofrimin e përmbajtjes më të pasur
televizive, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj
konsumatorëve.

Të ngjashme