800 në Merdar dhe 600 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë

Prishtinë | 02 Jan 2025 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të pikave kufitare me Kosovën.

Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët po presin deri në një orë te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje kolona është 600 metra. Gjithashtu pritje ka edhe në hyrje të kësaj pike, me një kolonë prej 150 metra.

Deri në gjysmë ore, qytetarët po presin për të dalë nga Jarinja, ku kolona aty është deri në 100 metra.

Gjithashtu edhe pika në Merdare është më e ngarkuar.

Aty kolona ka shkuar 800 metra, dhe mërgimtarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.

Të ngjashme