800 tabletë për fëmijët me nevoja të veçanta, Likaj premton mbështetje për këtë kategori

| 03 Dhj 2020 | 12:49 | Nga

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara tha se do të tregojë përkushtimin si ministër ndaj këtyre personave.

Me këtë rast u dhuruan 800 tabletë për fëmijët me nevoja të veçanta me fondet e Qeverisë së Anglisë përmes UNICEF-it. Likaj ka dhënë gjithashtu lajmin e mirë se UNICEF-i do të mbështesë edhe mbi 30 mësues asistentë për këta fëmijë.

“Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, për të dëshmuar përkushtimin tim si Ministër dhe të institucionit që drejtoj takuam U. D. presidenten Vjosa Osmani, bashkë me shkëlqesinë e tij, ambasadorin Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott; shefin e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin; kryetarin e Handikos, Afrim Maliqi; dhe avokuesin për të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta Rijad Mehmeti”.

“Me këtë rast u dhuruan 800 tabletë për fëmijët me nevoja të veçanta me fondet e Qeverisë së Anglisë përmes UNICEF-it dhe morëm lajmin e mirë se UNICEF do të mbështesë edhe mbi 30 mësues asistentë për këta fëmijë. Më pas u nënshkruam në instalacionin e vendosur në shesh se do të sigurohemi për gjithëpërfshirje”.

“Gjithashtu, isha pjesëmarrës edhe në Konferencën e organizuar nga “Handikos” ku u lansua raporti për “Qasshmërinë në shkollat e nivelit fillor dhe të mesëm të ulët për fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë”, ka bërë të ditur Likaj.

Rekomandimet dhe të gjeturat e hulumtimit, do të na shërbejnë për ndërtimin e politikave dhe ndërmarrjen e masave për zbatimin e tyre. Si MASh jemi të përkushtuar të punojmë çdo ditë që të sigurojmë qasje dhe gjithëpërfshirje në të gjitha nivelet e arsimit.

Të ngjashme