Të gjithë ne e kemi dëgjuar shprehjen “Shtiruni sikur jeni të lumtur në punë, të paktën deri në momentin që mund ta bëni një gjë të tillë”.
Duke qenë në një mjedis pune që nuk përshtatet me personalitetin, aftësitë dhe vlerat tuaja, shumë persona e kanë të vështirë për t’u përshtatur me të dhe prandaj sforcoja që ata bëjnë është shumë e madhe.
Shpeshherë ne e gënjejmë edhe veten duke thënë se gjithçka është ok, deri në momentin kur situata na del jashtë kontrollit. Prandaj, Ladders, ka kryer një studim mbi lumturinë e punonjësve në punë.
Ja se cilat janë disa prej rezultateve më kryesore që ata zbuluan:
Por, si mund të arrihet lumturia në punë?
Sipas Emma Seppälä, Drejtoreshë e Qendrës për Altruizmin në Universitetin e Stanfordit dhe autore e librit “The Happiness Track”, secili prej nesh duhet t’i bëjë vetes pyetjet e mëmposhtme:
Zach Mercurio, një prej autorëve të suksesshëm të disa prej librave më të shitur të karrierës, ku mund të përmendim: The Invisible Leader, i është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga Emma Seppälä, për t’ju ardhur në ndihmë që të kuptoni se përse ju nuk ndiheni të lumtur në punën që bëni dhe mbi të gjitha të kuptoni më mirë kulturën e organizatës në të cilën punoni:
Si mund ta vlerësojë një individ kulturën e kompanisë në të cilën punon?
Zach Mercurio: Së pari është shumë e rëndësishme të kuptohet kultura e organizatës.
Edgar Schein e përcakon atë në tre nivele: gjërat që ju shikoni, vlerat dhe besimet e përcaktuara. Duke bërë pyetje të tilla si: “Si merren vendimet në këtë kompani?”, ju do të kuptoni sesi funksionojnë gjërat në këtë kompani, vlerat mbi të cilat ajo bazohet dhe mënyra sesi punonjësit e saj bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Gjithashtu mundohuni të mësoni sesi punonjësit ndihen gjatë një dite pune të zakonshme.
Cila janë disa nga pikat kryesore të mënyrës së organizimit dhe të kulturës së një kompanie, që një punonjës i ri duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje?
Mercurio: Edhe gjatë një interviste pune mund të kuptohet shumë mbi mënyrën sesi një kompani funksion dhe mbi kulturën e saj. Nëse rekrutuesi flet vetëm për arritjet e kësaj kompanie dhe jo për mënyrën sesi kjo kompani i ka arritur ato, për sfidat me të cilat i është dashur të përballet, atëherë kjo nuk është një gjë fort e mirë. Kjo sepse, një faktor thelbësor, që i ofron punonjësve siguri është edhe fakti i të pranuarit të gabimeve, sepse vetëm nëpërmjet tyre, punonjësit mund të ndihen të qetë për të vazhduar më tej dhe pa pasur frikë se një gabim i mundshëm mund t’i penalizojë ata.
Cilave pyetje duhet t’i japë përgjigje një punonjës për të pasur një ditë sa më kuptimplotë?
Mercurio: “Çfarë kam për të bërë sot?”, nuk është absolutisht një prej pyetjeve më motivuese. Qëllimi dhe rezultatet janë padyshim, faktorë me një rëndësi shumë të madhe, prandaj çdo pyetje duhet të përmbajë në vetvete një qëllim të caktuar, i cili padyshim pastaj do të shoqërohet edhe me rezultatet e duhura.
Por nëse ju jeni duke punuar në një vend pune ku e shikoni se nuk ndiheni aspak mirë dhe që nuk keni aspak lidhje me të, atëherë nuk këshillohet absolutisht që të pretendoni se çdo gjë është në rregull por përkundrazi, ju duhet të veproni sa më parë për të ndryshuar situatën në të cilën ndodheni.