82 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Është rritur numri i të shtruarve në spitale, kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ndërsa konfirmohen 82 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1,832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri, aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. 

Të ngjashme