83 asete nën mbikëqyrjen e KKTK-së – Kompleksi “Adem Jashari” s’mbikëqyret nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 13:07 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka miratuar këtë vit shpalljen e njëmbëdhjetë  aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga propozimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka thënë kryetarja e Bordit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Zanita Halimi gjatë raportimit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Aty, gjatë së martës u shqyrtua Plani i Performancës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2024.

Halimi tha se aktualisht, statusin e Mbrojtjes së Përhershme të Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Kosovës e gëzojnë 83 asete të kategorisë arkitekturale, arkeologjike dhe disa peizazhe kulturore.

“Si objektiv i parë fuqizimi i mbrojtës së gjendjes së trashëgimisë kulturore e vazhdojmë me përgjithësinë për shqyrtimin e propozimeve. Ministria e Kulturës për mbrojtje të përhershme 11 asete dhe në total domethënë numri prej kur kemi filluar mandatin e deri sot është 83 prej 23 kur ka qenë në vitin 2016. Natyrisht ende kemi në shqyrtim janë diku edhe 43 në shqyrtim që po besojmë pas vizitave në terren edhe shqyrtimit konform edhe rregullores së re dikund për dy muaj i marrim vendimet edhe për këto të mbetura”, tha Halimi.

“Si objektivi parë ne po vazhdojmë me përgjithësinë e shqyrtimit të propozimeve që vine nga Ministria Kulturës për mbrojtje të përhershme. Këtë muaj kemi organizuar edhe një trajtim për vlerësimin e rrezikut nga disa ekspert nga Anglia që janë te njoftuar në këtë fushë ashtu siç janë vendet e tjera kemi edhe komponentët tjera për vlerësimin e rrezikut konform kësaj do të kemi edhe metodologjinë që do të shpërndahen tek institucionet për sigurinë”.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, pyeti për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Çka po ndodh, cili është reagimi juaj se çka po ndodh me kompleksin e ‘Adem Jashari’ ju duhet të jeni mekanizmi që duhet të keni një përgjigje. Kemi nevojë me diskutu bashkë se qysh me pru në rruge të drejtë atë proces”.

Ndërsa anëtari i KKTK-së, Sadik Krasniqi, tha se nuk e ka idenë e këtij projekti pasi nuk janë pjesë e Komisionit të formuar nga Qeveria.

“Te kompleksi ‘Adem Jashari’ kemi pasur qasje nga fillimi dhe situata atje është emergjente, në gjendje e rende që disa vite me radhë. Është formuar  një komision dhe në nuk përfaqësohemi si këshill dhe ne nuk kemi qasje. Ne kemi adresu disa pyetje dhe të injorohemi me gjendje ku ka shkuar ideja e planifikimit por ne ende nuk kemi marrë një përgjigje”, u shpreh ai.

Të ngjashme