Kuvendi Komunal i Mitrovicës veriore ka përfunduar seancën e jashtëzakonshme, ku është votuar për marrëveshjen e zonës së këmbësorëve në pajtim me marrëveshjen e Brukselit dhe rregullimi i urës kryesore mbi Ibër.
Këto dy marrëveshje janë votuar unanimisht nga të gjithë kuvendarët, raporton Telegrafi.
Kuvendarët shqiptarë të Mitrovicës së veriut i kanë votuar marrëveshjet pas konsulimit me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, nga i cili kanë marrë garanci se marrëveshja e arritur nuk dëmton projektin bazë të revitalizmit të urës dhe nuk cenon interesat e qytetarëve shqiptarë atje.
Më poshtë shihni maketat e se si do t rregullohet zona rreth urës mbi Ibër dhe zona e këmbësorëve: