84 aktakuza për 48 orë, kundër 104 personave

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 84 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka ndaluar 12 persona të ndryshëm.

Po ashtu, prokurori i shtetit, ka bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për persona të ndryshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër 30 personave për vepër penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së, lidhur me veprat penale, “Keqperdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e Ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, “Pengim i të Provuarit apo Procedurës zyrtare” nga neni 394 paragrafi 2, “Kontrabandë me Mallra” sipas nenit 317 të KPRK-së, “Tregti e ndaluar” sipas nenin 305, “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” sipas nenit 317 të KPRK-së dhe “dhënia e ryshfetit” nga neni 429 të KPRK-së.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 8 personave për vepër penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 , “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” nga neni 433.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe, ka ngritur ka ngritur 41 aktakuza, ndaj 47 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 12 (dymbëdhjetë) aktakuza, për 13 (trembëdhjetë) persona për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, një vetë-aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Manastericë – Komuna e Prizrenit, ndërmjet dy motoçiklistëve, me pasojë lëndime të rënda trupore.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 3 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Në Departamentin për Krime të Rënda në këtë rokurori, është ndaluar një i dyshuar, lidhur me falsifikimin e dokumentacioneve të veteranëve luftatarë të UÇK-së, të cilat i janë gjetur në shtëpinë e tij gjatë bastisjes në Gremnik të Klinës. I dyshuari Xh.M., me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. 
Kurse, në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë 24 orëve  janë ndaluar dy të dyshuar për veprat penale, përkatësisht “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje paleje”. Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.  
Gjithashtu, në ketë prokurori, gjatë 24 orëve janë ngritur gjithsej 11 aktakuza, ndaj 11 të pandehurve.  Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturëve, për  veprën penale “Lëndim i Rëndë”. 

Në Prokurorinë Themelore në Gjilan –Departamenti i Përgjtihshëm, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 3 (tri) aktakuza, ndaj 6 (gjashtë) personave, për këto vepra penale: “Lëndim i lehtë trupor”, “Dhunë në familje”, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi pasurisë”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 2 aktakuza, kundër 2 personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj M.K., për veprat penale” dhuna në familje” dhe “ lëndim i lehtë trupor”. Ndërkaq, është ndaluar një person për 48 orë, për veprën penale” dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 KPRK. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve për një (1) person për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185 i KPRK-së, si dhe, ka bërë një (1) kërsesë për sekuestrim.  Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 14 aktakuza kundër 17 personave të ndryshëm për vepra penale të ndryshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër 30 personave për vepër penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së, lidhur me veprat penale, “Keqperdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e Ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, “Pengim i të Provuarit apo Procedurës zyrtare” nga neni 394 paragrafi 2, “Kontrabandë me Mallra” sipas nenit 317 të KPRK-së, “Tregti e ndaluar” sipas nenin 305, “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” sipas nenit 317 të KPRK-së dhe “dhënia e ryshfetit” nga neni 429 të KPRK-së.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 8 personave për vepër penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 , “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” nga neni 433.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Aktakuzat:   

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej tre (3) persona për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 41 aktakuza, ndaj 47 personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar gjithsej tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar personat me inicialet A.M., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Shkelja e urdhërit mbrojtës”, dhe D.Ll., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pronës”, si dhe veprën penale “Dhunë në familje”.

Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar personi me inicialet  J.M., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit A.B., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhunë në familje”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kerkësë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit F.S., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjithsej 41 aktakuza, ndaj 47 personave.

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur gjithsej 38 aktakuza ndaj 39 personave.

3 aktakuza ndaj 3 personave, për veprën penale “Sulmi”;

3 aktakuza ndaj 3 personave, për veprën penale “Vjedhja”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale ” Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

3 aktakuza ndaj 3 personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

2 aktakuza ndaj 2 personave, për veprën penale “Mashtrimi”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

4 aktakuza ndaj 4 personave, për veprën penale “Kanosja”;

2 aktakuza ndaj 2 personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

2 aktakuza ndaj 2 personave, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”;

1 aktaluzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Dhënia ose përdorimi i certifikatës së rreme të mjekut apo të veterinarit”;

2 aktakuza ndaj 2 personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;

2 aktakuza ndaj  3 personave, për veprën penale “Vjedhje e pyllit”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Shantazhi”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Lejimi i njehsorëve të ndryshuar të shërbimeve”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprat penale “Vetqgjyqësi” dhe “Lëndim i lehtë trupor”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulmi seksual”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”;

1 aktakuzë ndaj 1 personi, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosja”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur gjithsej tre (3) aktakuza, ndaj 8 personave. Një aktakuzë ndaj të pandehurve F.B., K.R., dhe L.K., në drejtim të veprave penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, një aktakuzë ndaj të pandehurit A.F., në drejtim të veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor” dhe një aktakuzë ndaj të pandehurve D.G., Y.A., dhe R.G., në drejtim te veprave penale “Shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 12 (dymbëdhjetë) aktakuza, për 13 (trembëdhjetë) persona për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, një vetë-aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Manastericë – Komuna e Prizrenit, ndërmjet dy motoçiklistëve, me pasojë lëndime të rënda trupore.

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur 12 (dymbëdhjetë) aktakuza, për 13 (trembëdhjetë) persona për këto vepra penale: “Sulmi”,”Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”sipas KPRK-së.

Raste tjera me interes për publikun:      

Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Manastericë – Komuna e Prizrenit ndërmjet dy motoçiklistëve, me pasojë lëndime të rënda trupore.

Prokuroria Themelore Pejë:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ndaluar gjithsej 3 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në Departamentin për Krime të Rënda në këtë prokurori, është ndaluar një i dyshuar, lidhur me falsifikimin e dokumentacioneve të veteranëve luftatarë të UÇK-së, të cilat i janë gjetur në shtëpinë e tij gjatë bastisjes në Gremnik të Klinës. I dyshuari Xh.M., me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë. 

Kurse, në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë 24 orëve  janë ndaluar dy të dyshuar për veprat penale, përkatësisht “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje paleje”. Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndalur për 48 orë. 

Gjithashtu, në ketë prokurori, gjatë 24 orëve janë ngritur gjithsej 11 aktakuza, ndaj 11 të pandehurve.  Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturëve, për  veprën penale “Lëndim i Rëndë”. 

1.Aktakuzë për veprën penale nga neni 370
2.Aktakuzë për veprën penale nga neni 367
3.Aktakuzë për veprën penale nga neni 302
4.Aktakuzë për veprën penale nga neni 374
5.Aktakuzë për veprën penale nga neni 275
6.Aktakuzë për veprën penale nga neni 395
7.Aktakuzë për veprën penale nga neni 267
8.Aktakuzë për veprën penale nga neni 320
9.Aktakuzë për veprën penale nga neni 320
10.Aktakuzë për veprën penale nga neni 320
11.Aktakuzë për veprën penale nga neni 320 

Të ngjashme