Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 84 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar me SARS-CoV-2.
30 janë të konfirmuar pozitivë, ndërkaq tre pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 65 në oksigjeno-terapi.
Në QKUK raportohet se janë të shtrirë 63 pacientë, ku 12 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe tre persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 54 pacientë nga ta janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë, 18 nga ta janë të konfirmuar pozitivë dhe 11 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 12 pacientë, tre në gjendje të rëndë + 21 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient