Sot janë bërë 86 vjet nga vrasja Hasan Prishtinës, figurës së ndritur të kombit.
Atë sot e ka kujtuar edhe presidenti Hashim Thaçi.
“Para 86 vitesh u vra pabesisht Hasan Prishtina, një nga personalitetet më të ndritura të kombit shqiptar, ideologu i kryengritjeve të shumta popullore kundër sundimit otoman dhe ideator platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë të një pjese të trojeve shqiptare më 1912”.
“Figura monumentale e Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare”.