864 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 09 Mar 2022 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 864.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.696, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,120 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 463 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.266 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.286 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngjashme