87 milionë përdorues u shfrytëzuan nga Facebook

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 15:10 | Nga

Të paktën 87 milionë përdorues mund të jenë prekur nga shpërndarja jo e duhur e të dhënave në llogarinë e Facebook, kanë bërë të ditur zyrtarë të kësaj kompanie.

Kjo shifër vjen pas rishikimit të problemeve për të cilat dhe Facebook u akuzua rëndë, njofton Klan Kosova.

Gjithë këto hetime nisën pas skandalit të vjedhjes dhe keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve të Facebook nga konsulenti politik ”Cambridge Analytica”.

Shifra e publikuar më parë, ishte në afro 50 milionë përdorues të rrjetit social, ndërsa të dhënat e fundit janë zbuluar në një blog personal të kreut të sektorit teknologjik, Mike Schroepfer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme