Gjatë 24 orëve janë regjistruar 87 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.
Shkup- 41 raste, Kumanovë-12 raste, Shtip-16 raste, Tetovë-10 raste, Strugë- një rast, Ohër-dy raste, Gostivar- një rast, Probishtip- katër.
Ndërkohë që pesë pacientë janë shëruar, ndërsa në Klinikën për Kardiologji ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova i moshës 74-vjeçare, i hospitalizuar para dy ditëve dhe i cili ishte diagnostikuar pozitiv ndaj Covid-19, njofton Alsat-M.