Të dashurit tuaj janë mësuar aq shumë duke ju parë të fortë saqë ata shpesh harrojnë se edhe ju keni nevojë për një shpatull për të qarë ndonjëherë.
Disa nga gratë më të forta shpesh fshehin dhimbjen më të madhe. Ju mund të buzëqeshni nga jashtë me zemrën tuaj të thyer dhe lotët tuaj, por vetëm ju e dini vetminë që ndjeni brenda.
Vetëm ju e dini se si është të shfaqni një buzëqeshje të gëzuar dhe ta mbani atë çdo ditë, duke shpresuar të gjeni dikë me të cilët të ndani dhimbjen tuaj, me dikë që do të shohë përtej fasadës së parë dhe do t’ju duan për atë që jeni.
Por duket si një ëndërr e largët dhe ju nuk e dini pse. Ja pse gratë më të forta shpesh marrin dashuri më pak:
Njerëzit ju admirojnë se sa të fortë dhe elastikë jeni dhe ata e shohin këmbënguljen me të cilën i fitoni betejat çdo ditë edhe kur mundësitë nuk janë në avantazhin tuaj.
Ju duket aq të sigurta për veten dhe me kaq vetëbesim saqë të tjerët nuk mendojnë për asnjë sekondë që jeni fshehurazi të tronditzra nën peshën e emocioneve tuaja.
Ju dëshironi që dikush t’ju afrojë dhe t’ju ofrojë pak dashamirësi, vetëm për t’ju bërë të ditur se janë këtu për ju, por askush nuk arrin dot deri atje dhe kjo dhemb.
Ju e dini se nuk mund ta zbuloni kurrë atë që ndieni vërtet brenda, sepse ka njerëz që janë xhelozë për forcën tuaj, duke pritur që të gjejnë një dobësi tek ju dhe t’ju shkelin me këmbë.
Ka pak njerëz që ju iu besoni, mjaftueshëm për t’ju treguar atyre se kush jeni me të vërtetë, por ka kaq shumë të tjerë që nuk e kanë idenë se çfarë po kaloni në të vërtetë.
Ju jeni mësuar të jeni të forta, por nganjëherë ju dëshironi që ju të mund të hapeni dhe të shkriheni në një përqafim të ngrohtë, ngushëllues të dikujt që ju do me gjithë zemër dhe pa kushte.
Njerëzit të cilët e shohin anën tuaj intelektuale shpesh harrojnë se ju keni edhe një anë emocionale. Ju e shihni se njerëzit mund të lidhen me ju në një nivel sipërfaqësor, por ata shpesh nuk përpiqen t’ju njohin më thellë dhe të lidhen me zemrën tuaj.
Ju dëshironi që dikush të shohë përtej arritjeve tuaja dhe aftësive tuaja dhe të shohë personin që jeni, por ju përfundoni duke marrë respekt e admirim e jo dashurinë që dëshironi aq dëshpërimisht.
Një nga tiparet më interesante të një gruaje të fortë është se si arrinë të jenë aty për njerëzit në nevojë dhe të duan me gjithë zemër, edhe kur përballen me momentet më të stuhishme të jetës së tyre.
Ju i gjeni brenda vetes gjithë ato fjalë inkurajuese dhe një buzëqeshje ngushëlluese për të tjerët edhe pse ju ndjeheni sikur jeni në prag të prishjes. Megjithatë, njerëzit ju shohin si një burim të pashtershëm ngushëllimi sa ata kurrë nuk ua kthejnë dashurinë që aq bujarisht ua kanë dhuruar.
Ju udhëhiqni, sakrifikoni nevojat tuaja në mënyrë që të tjerëve t’u plotësohen nevojat e dhe njerëzit shpesh kërkojnë tek ju forcë dhe udhëzime.
Ju jeni të detyruar t’i fshihni lotët tuaj, i derdhni kur askush nuk është aty përreth, sepse kaq shumë njerëz janë duke u mbështetur tek ju për të qenë të forta për ta.
Ndonjëherë mund të ndiheni mjaft të vetmuara dhe të padashura, sepse ndërsa jeni të zëna duke u kujdesur për të gjithë të tjerët, askush tjetër nuk po e bën një gjë të tillë për ju.
Si një grua e fortë që jeni, ju preferoni t’i ndani rpoblemet tuaja me pak njerëz që ju besoni me jetën tuaj. Ju e dini se ata janë të vërtetë ndaj jush dhe nuk do t’ju tradhtonin kurrë, por nganjëherë kur nuk janë aty, ju nuk dini kujt t’i drejtoheni.
Ndonjëherë dëshironi që të keni dikë që t’ju kujtojnë se jeni të rrethuar me dashuri dhe se nuk jeni vetëm.
Ju jeni ose të përfshira plotësisht ose jashtë komplet dhe ju nuk prisni më pak nga njerëzit me të cilët jeni. Kur vjen puna te angazhimi, do të bëni gjithçka që duhet, për të zbatuar premtimet e tua dhe të siguroheni që t’u jepni përparësi njerëzve që ju duan.
Për fat të keq, mund të mos merrni gjithmonë të njëjtin nivel angazhimi nga njerëzit që ju duan dhe ju refuzoni të bëni kompromis për diçka që e dini se e meritoni.
Dashuria është e lehtë të vijë kur bëhet fjalë për njerëzit që pretendojnë të kujdesen për ju dhe ju “mbysin” me falënderime të rreme dhe komplimente të pasinqerta.
Megjithatë, si një grua me integritet që jeni, ju refuzoni të toleroni njerëzit që ju përdorin për përfitime personale nën pretekstin e të dashuruarit. Edhe nëse është e vështirë të jesh vetëm, do të preferonit të rrethoheni me njerëz që janë të vërtetë për ju sesa njerëzit e rremë të cilëve nuk mund t’u besoni.
Një nga arsyet pse është kaq e vështirë për ju të gjeni dashuri, jo vetëm në miqësitë, por edhe në marrëdhënie, është sepse ju i keni vendosur prioritetet lart. Ju ua kushtoni veten njerëzve që doni me një pasion dhe përkushtim të pabesueshëm që është vështirë të gjendet diku tjetër.
Gatishmëria juaj për t’i dashur njerëzit pa kushte dhe për të qenë atje për ta mund ta bëjë të vështirë për ju të gjeni njerëz që e vlerësojnë dhe e arrijnë atë nivel përkushtimi.