“Më mirë ta kemi njohur dashurinë dhe ta humbasim, se sa të jetojmë me një person të çmendur për pjesën tjetër të jetës”. Ah, martesa. Një domosdoshmëri, apo një barrë e panevojshme?
Sipas një studimi të Universitetit të Maryland, drejtuar nga profesor Philip Cohen, shanset tuaja për t’u divorcuar janë ende 50/50 (52.7% për të qenë të saktë).
Njerëzit e divorcuar kanë shumë të vërteta për të treguar, që në fakt duhet të merren parasysh në momentin që do të nisni një marrëdhënie romantike. Mund të mësoni shumë prej tyre. Ja se çfarë thonë 9 burra të divorcuar, të cilët do të donin t’i dinin këto gjëra, para se të martoheshin.
1. Vendosni veten tuaj në vend të parë. Gjithmonë
“Sipas mendimit tim është e pamundur që të jesh me dikë në një nivel romantik, nëse nuk kujdesesh për veten fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Për shembull, unë nuk dilja dot asnjëherë nga rrethi i mbyllur i stresit tim, pasi isha i përqendruar aq shumë duke u përpjekur të isha një partner i mirë”. Mat, 30 vjeç
2. Dashuria nuk mund të rregullojë të gjitha problemet.
“Po flasim për zgjedhjen e vërtetë në jetë: fëmijët, puna apo të qëndruarit në shtëpi, dhe kështu me radhë. Tregohuni të ndershëm me veten dhe partnerin tuaj në lidhje me atë që dëshironi. Dashuria nuk mund të rregullojë gjithçka.
Në fakt ajo mund ta përkeqësojë gjendjen, sepse t’i thoni vetes se personi tjetër mund të ndryshojë, ose ata e mendojnë kështu vetëm tani sepse më pas do të ndryshojnë mendje, ose ne mund të bëjmë kompromis, është e gabuar”. Ed, 33 vjeç.
3. Komplimentet me të vërtetë bëjnë dallimin
“Tregoji asaj se është e bukur. Të gjitha librat e shkruar këshillojnë vetëm këtë gjë”. Colin, 38 vjeç.
4. Tregohuni i vërtetë për sfidat e jetës
“Mos bëni supozime. Realiteti është se jeta është e vështirë dhe më e komplikuar dhe ju duket. Komunikoni dhe respektoni anët pozitive dhe negative të njëri-tjetrit”. Ryan, 40 vjeç
5. Mosha është më shumë se një numër.
“Mos mendoni të martoheni para moshës 25 vjeçare”. Brendan, 35 vjeç
6. Lidhja juaj duhet të jetë edhe intelektuale
“Unë do t’i vlerësoja lidhjen emocionale dhe intelektuale nga 1 deri te 10. Nëse përgjigja nuk ishte 7 për të dyja rastet, do t’i kisha thënë vetes se duhet ta lija atë”. Brad, 42 vjeç
7. Duhet të jeni të sinqertë
“Burrat martohen, duke menduar se gratë nuk do të ndryshojnë dhe në fakt ato e bëjnë; gratë martohen me burrat, duke menduar se ata do të ndryshojnë dhe ata nuk e bëjnë”. Erik, 43 vjeç
8. Përpiqu më shumë se sa për një status quo
“Mos bini dakord sa për të kënaqur tjetrin”. Steve, 40 vjeç
9. Duajeni njëri-tjetrin për atë që është në të vërtetë
“Sigurohu që ajo të do për atë që je, çfarë beson dhe nga ke ardhur, çdo ditë që ju jeni bashkë”, ka thënë Gino, 34 vjeç.