Të gjithë e njohim Google, është kompania e cila dominon tregun e internetit, sistemit operativ të telefonave të mençur si dhe tregun e videove online.
Por ka edhe shumë gjëra që nuk i dini për Google. Faktoman sjell nëntë fakte interesante që nuk i keni ditur për këtë gjigant të internetit.
Presidenti i Google, Eric Schmidt shpjegon se si Google Images kishte lindur inspiruar nga fustani i gjelbër i J-Lo në Grammys në vitin 2000. Ky fustan Ishte tema më e kërkuar në internet aso kohe dhe njerëzit ishin pak të interesuar për shkrimet sa ishin të interesuar për të parë imazhet. Google mbajti shënim këtë fakt dhe krijoi Google Images ku ju mund të kërkoni një imazh duke përjashtuar tekstin e shkruar.
Kur Larry Page dhe Sergey Brin filluan të punonin në makinën e parë kërkuese në Universitetit e Stanfordit në mesin e viteve 90, ky projekt kishte emrin BackRub. Por fatmirësisht dyshja kuptoi se ky emër nuk ishte i përshtatshëm dhe e ndërruan emrin në Google që është gabim drejtshkrimor i Googol, term ky matematikor për 10 në fuqinë e 100.
Nuk është e lehtë të jesh kompania më e madhe në internet. Shumë njerëz dhe kompani shfrytëzojnë emrin tuaj për të përfituar apo për të prishur imazhin e kompanisë. Për të shmangur këtë, Google ka blerë shume domain të cilët lidhen me emrin e kësaj kompanie si: Googlesex.com, Googlepoo.com, Googleporn.com, Googlereligion.com dhe Googlesucks.com.
4. Google ka në pronësi një dinosaur T-Rex.
Para zyrave të Google përveç statujave të Android shihet edhe një dinozaur T-Rex i quajtur Stan. Ky dinozaur është moduluar në mbetjet fosile të këtij gjiganti të lashtë të cilat janë gjetur afër zyrave të Google.
5. Google mund të ishte shitur për 1 milion USD
Në fundin e viteve 90, Google u ishte ofruar Yahoo dhe Excite për ta blerë atë. Shuma që ishte kërkuar për Google ishte 1 milion USD por kjo shumë iu ishte dukur e lartë drejtuesve të Yahoo dhe Excite të cilët e kishin refuzuar ofertën. Sot vlera e Google kalon 500 miliard USD.
Në pikën 5 të rregullores së Google shkruan se kafshët shtëpiake janë pjesë integrale e kulturës në këtë korporatë. Ne i duam macet, por ne jemi kompani qensh, andaj vlerësojmë se macet që vizitojnë ambientet tona mund të ndihen të stresuara.
Në fund të muajit Gusht 1998, një inxhinier i ri nga Google shkoi në pushim dhe mori pjesë në festivalin Burning Man. Aty atij i erdhi ideja që të ndryshojë faqen e parë të Google në nder të festivalit, nga ku edhe lindi Google Doodle.
Në vitin 2009, Google bleu 200 dhi të llojit Flymo për “të prerë” barin i cili ishte rritur në oborrin e kësaj kompanie.
Vic Gundotra nga Google tregon se si njëherë kishte marr një telefonatë nga Steve Jobs një të diele në mëngjes. Jobs nuk ishte i knaqur me nuancën e verdhe në shkronjën e dytë “O” në logon e Google, nuk i pëlqente se si shfaqej në pajisjet iPhone. Bashkë themeluesi i Apple tashmë kishte angazhuar një inxhinier nga Apple për të ndihmuar Google për të rregulluar nuancat e ngjyrës në këtë logo.