Disa sjellje do të ishte më mirë që t’i shmangnit gjatë fazës kur sapo lidheni apo dashuroheni, por pse jo edhe pas saj!
Artikulli në fjalë sigurisht nuk rekomandohet për femrat që nuk pretendojnë ta nisin një marrëdhënie me këmbë të mbarë, por për ato të tjerat, të cilat duan të përdorin strategji për të “ecur” në një “rrugë” të bukur dhe të qëndrueshme dashurie.
Ja çfarë nuk duhet të bëni për ta mbajtur atë pranë vetes:
1. Ta bezdisni me mesazhe. Lërini hapësirë dhe kohë, që atë ta marrë malli për ju pa ndikimin tuaj bezdisës.
2. T’i dërgoni menjëherë ftesë miqësie në rrjetet sociale. Kjo është një joshje më vete për meshkujt.
3. T’i flisni për martesë. Kjo gjë duhet të shmanget kategorikisht. Është e kuptueshme që nuk ka kurrfarë kuptimi që të flisni për një gjë kaq të rëndësishme që në fillim.
4. T’i thoni se është shpirti juaj binjak. Do të ndihej menjëherë si i zënë në kurth, ndërsa ju do të bënit figurën e një të pafajshmeje.
5. T’i flisni për ish-in. Mjafton që për këtë temë të flisni vetëm atëherë kur ai dëshiron.
6. Ta telefononi pas pesë minutash nga takimi i parë. Bëjeni t’jua ndiejë mungesën, nëse doni që të dashurohet me të vërtetë pas jush.
7. T’i flisni vazhdimisht për veten. Tingëllon e bezdisshme dhe egocentrike.
8. Të mos jeni vetvetja.
9. Ta mbështesni gjithmonë (pa kushte). Në çdo rast është një “thikë” për vetë ju, sepse ata do të presin gjithmonë të njëjtën mbështetje.