Nëpunësit publikë të bashkisë së New York patën kohë deri të premten e 29 tetorit për tu vaksinuar kundër Covid. Tashmë për më shumë se 9 mijë prej tyre kanë hyrë në fuqi sanksionet e para: pushim nga puna për shkak të refuzimit të vaksinimit i cili ishte i detyrueshëm me urdhër të kryetarit të bashkisë Bill de Blasio.
Më parë, regjimi i vaksinimit të detyrueshëm në New York parashikonte si alternativë tamponët negativë të përjavshëm.
Kryebashkiaku De Blasio deklaroi se 91 për qind e nëpunësve të bashkisë janë vaksinuar, 12 mijë kanë marrë arsyetime mjekësore për t’u mos u vaksinuar dhe 9 mijë të tjerë janë pushuar nga puna.
Kryebashkiaku demokrat gjatë një konference për shtyp u shpreh se ky ishte vendimi i duhur për t’u marrë dhe se faktet i japin të drejtë. Një javë më parë mijëra nëpunës të New York morën pjesë në një protestë kudër vaksinimit të detyrueshëm, dhe rreth 2 mijë nëpunës të ndërhyrjes së shpejtë kanë marrë raport mjekësor, duke ngritur dyshime për funksionimin e rregullt të shërbimeve të emergjencës.
Kazermat e zjarrfikësve kanë mbetur hapur, por 18 nga 350 njësi ishin jashtë shërbimit, dhe shumë njësi kanë personel të reduktuar./abcnews.al