Soda e bukës është një produkt i jashtëzakonshëm. Duket pak si e pabesueshme, por ajo realisht mund të bëjë mrekullia. Efektet mahnitëse të saj mund t’i shihni që nga përdorimi në kuzhinë, deri tek larja e rrobave dhe si produkt kozmetik. Bright Side ka bërë një koleksion të përdorimeve më të zakonshme të këtij produkti të përditshëm, të cilën ne po i ndajmë me ju:
E dobishme për larjen e rrobave
Përdorimi i sodës së bukës (e tretur në ujë) direkt tek rrobat ose në makinën larëse do të ndihmojë:
- për të zbutur rrobat dhe eliminuar aromat.
- për të hequr të gjitha njollat e verdha që mbeten nga djersa në bluzat e bardha.
- për të hequr njollat e bojës.
- për të hequr njollat e frutave apo verës.
Përdorime fantastike në kuzhinë
Soda e bukës është një pastrues natyral shumë efikas. Duke hedhur pak sodë buke në një sfungjer apo leckë të lagur, ju mund ta përdorni për:
- pastrimin e mikrovalës dhe sobës.
- heqjen e yndyrës tek mobiliet e drurit apo tek soba e gazit.
- dezinfektimin dhe aromatizimin e mobilieve.
- pastrimin e enëve të kuzhinës.
- larjen e frutave dhe perimeve, për t’u hequr pesticidet.
- pastrimin e frigoriferit, brenda dhe jashtë.
- heqjen e ushqimeve të ngjitura në tigan apo tenxhere.
Perfekte për pastrimin e shtëpisë
Po kërkoni për një pastrues shumëpërdorimësh? Mjafton vetëm të tretni pak sodë buke në ujë dhe ja ku e keni! Përdoreni atë si spraj ose vetëm hidhni pak sodë buke në një copë ose sfungjer:
- Për të pastruar bizhuteritë, aksesorët e argjendit ose metalit.
- Për të dezinfektuar tualetin dhe pllakat e banjës.
- Për të zhbllokuar tubat.
- Për të hequr njollat në mobiliet e drurit.
- Për të pastruar qelqet dhe gotat e kristalit, që të shndrisin.
- Për të pastruar hekurat e skarës.
- Për të hequr ndryshkun tek objektet metalike.
- Për të zbardhur atletet sportive.
E jashtëzakonshme për heqjen e aromave
Soda e bukës është gjithashtu një aromatizuese e shkëlqyeshme. Përdoreni këtë pluhur për:
- Të hequr erën e keqe tek këpucët.
- Të hequr çfarëdolloj ere tek duart.
- Për të hequr aromat tek frigoriferi dhe mikrovala.
- Për të eliminuar erërat e këqija nga koshi i plehrave.
- Për të hequr erën e urinës së maces ose qenit.
- Për të hequr erën e keqe në dyshek.
- Që të mos marrë erë të keqe valixhja.
- Për të aromatizuar makinën.
Si një ingredient i rëndësishëm në gatim
Soda e bukës gjen përdorim edhe në shumë receta të ndryshme. Ajo mund të përdoret për:
- Të zbutur mishin e lopës dhe pulës.
- Për të mbajtur ngjyrën e bardhë të lulelakrës dhe hequr erën e saj.
- Për të neutralizuar aciditetin tek lëngu i portokallit.
- Për të hequr shijen e uthullës së mollës.
Efikase për shërimin e disa sëmundjeve
Mund ta përdorni sodën e bukës për të shpëtuar nga disa sëmundje të zakonshme. Treteni atë në ujë dhe përdoreni si kompresë të ftohtë ose për gargare. Ky solucion do t’ju ndihmojë:
- Kur keni probleme me tretjen (biokarbonati i sodiumit është një antacid efikas).
- Për të eliminuar gazrat e shkaktuar nga konsumimi i perimeve.
- Për të lehtësuar dhimbjet e bajameve dhe përshpejtuar procesin e shërimit.
- Për të pastruar një hundë të zënë.
- Për të lehtësuar dhimbjet e kyçeve.
- Për të lehtësuar dhimbjet kur digjni gjuhën.
- Për të trajtuar plagët e formuara në gojë.
- Në rastet kur keni të përziera apo jeni helmuar.
Si produkt për kujdesin dentar
Soda përdoret edhe për dhëmbët. Ajo ndihmon në zbardhjen e tyre dhe parandalimin e formimin gurrëzave. Gjithashtu largon erën e keqe të gojës dhe e pastron atë nga mikrobet.
Përdoret për fytyrën dhe flokët
Soda është një produkt shumë i mirë për lëkurën dhe flokët. Ju mund ta përdorni atë për:
- Të shmangur irritimin e lëkurës pas rruajtjes.
- Për të hequr njollat e zeza dhe puçrrat në fytyrë. Soda e bukës mund të përdoret edhe si një pastrues i fytyrës dhe trupit.
- Për të hequr toksinat nga lëkura.
- Për t’i larë flokët pa shampo.
- Për të parandaluar formimin e zbokthit.
- Për të zbardhur pjesën poshtë krahëve, gjunjët dhe bërrylat.
Përdorime të tjera të sodës së bukës
Ka edhe disa përdorime të tjera fantastike të sodës së bukës, për të cilat mund të mos keni dëgjuar më parë:
- Në raste emergjente soda e bukës mund të përdoret për shuarjen e zjarrit.
- Soda e bukës përdoret gjithashtu për të vrarë insektet dhe mbajtjen larg të buburrecave.
- Për të eliminuar barërat e këqija në lëndinë.