Sëmundja famëkeqe e kancerit mund të shfaqet nga simptoma të cilat duken si të padëmshme, të cilat duhet t’i lajrojmë në mënyrë të kujdesshme.
Duke pasur parasysh që kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes në botë, zbulimi i sëmundjes në fazat e hershme të tij është thelbësor për trajtimin dhe shërimin e tij në mënyrë efektive.
Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi vigjilentë rreth të gjitha mënyrave që ai mund të paraqesë vetën në trupin tonë.
Këtu janë disa simptoma të kancerit që nuk duhet t’i injoroni ose konsideroni si të padëmshme:
1. Humbje e papritur dhe e pashpjegueshme e peshës
Humbja e peshës, përveç nëse përpiqeni në mënyrë aktive ta bëni atë të ndodhë përmes dietës dhe stërvitjes, është një nga simptomat më të zakonshme të kancereve në stomak, mushkëri ose pankreas. Pra, tregohuni të kujdesshëm para se të filloni të gëzoheni për atë humbje të papritur të kilogramëve.
2. Ethet e larta
Kanceret e gjakut si leukemia dhe limfoma shfaqen në fazat fillestare përmes etheve të larta. Ethet mund të jenë gjithashtu një shenjë e kancerit të veshkave në fazën e hershme.
3. Lodhja
Është e natyrshme të ndjeheni të lodhur herë pas here, veçanërisht kur jeni të ngarkuar nga puna ose nga udhëtimet e gjatë. Në këto raste, ju duhet të pushoni, por nëse lodhja nuk kalon edhe nga pushimi, mund të tregojë për kancere në stomak, zorrë e trashë ose gjaku (leukemia).
4. Dhimbje
Dhimbja është një nga shenjat më të zakonshme të kancerit, dhe gjithashtu një nga shenjat më të injoruara të kancerit. Kanceri i kockave dhe testikujve mund të shkaktojë dhimbje koke, dhimbje koke të shpeshta dhe të rënda mund të jenë një tregues i tumorit të trurit, dhe dhimbja e shpinës mund të jetë një simptomë e kancerit të vezoreve ose zorrës së trashë.
5. Ndryshimet në lëvizjet e zorrëve
Diarreja ose kapsllëku që nuk përmirësohet me ilaçe ose një ndryshim i papritur i madhësisë së jashtëqitjes mund të tregojë për kancer të zorrës së trashë. Dhe nëse përjetoni gjak kur kaloni urinë, duhet të kontrolloheni për kancer të fshikëzës ose prostatës.
6. Gjakderdhje e pazakontë
Gjakderdhja e pazakontë është gjithmonë shkak për shqetësim, dhe një gjë tjetër për të shtuar në listën tuaj të shqetësimeve është kanceri. Gjaku i kollitjes mund të tregojë kancer në mushkëri, ndërsa gjaku në urinë ose jashtëqitje mund të thotë kancer i zorrës së trashë, veshkave ose fshikëzës. Gjithashtu, acientët me kancer të gjirit kanë raportuar shkarkime të përgjakshme nga thithka.
7. Gungë jo e rregullt
Nëse gjeni ndonjë gungë kudo në trupin tuaj, duhet menjëherë ta kontrolloni atë nga një mjek. Por, mënyra për të identifikuar një gungë kanceroze nëse është e vështirë, kuptohet atëherë kur është e vendosur në indin e butë ose nën lëkurë.
8. Vështirësia në gëlltitje
Nëse keni vështirësi në gëlltitje, mund të jetë një tregues i kancerit të gojës ose fytit. Kancere të tjera në kokë dhe qafë si kanceri i ezofagut, orofaringut, tiroides dhe laringut, mund të shfaqen në këtë mënyrë.
9. Dhimbje barku dhe depresion
Edhe pse kjo është një nga simptomat e rralla të kancerit, një kombinim i dhimbjes në bark dhe depresionit është gjetur shpesh në pacientët me kancer pankreatik. Por, kjo është shpesh një sëmundje trashëgimore dhe nuk ndodhë nëse nuk ka histori familjare të saj.