Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka bërë të ditur se 29 zyrtarë publikë nuk kanë deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor dhe as brenda afatit shtesë prej 15 ditësh, për çka do të përballen jo vetëm me gjoba, por edhe me kallëzime penale që pritet të dorëzohen në prokurori.
Sipas APK-së, gjithsej 141 zyrtarë nuk e kanë respektuar afatin për deklarimin vjetor të pasurisë për vitin 2024, nga të cilët 110 janë verifikuar. Për 102 zyrtarë do të shqiptohen gjoba, ndërsa për 8 të tjerë pritet qortim jo-publik.
Agjencia njoftoi se emrat e zyrtarëve që nuk e kanë përmbushur këtë obligim ligjor do të publikohen së shpejti. Masat ndërmerren në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-108 dhe Ligjin Nr. 08/L-017.