Një grua 90-vjeçare nga Belgjika vdiq nga komplikimet e koronavirusit pasi refuzoi të ventilatorin, duke u kërkuar mjekëve që ta ruanin për pacientët më të rinj.
Suzanne Hoylaerts u dërgua tek mjekët pasi shfaqi simptoma të humbjes së oreksit dhe vështirësi në frymëmarrje.
Më pas ajo u shtrua në spital ku rezultoi pozitive me COVID-19. Por refuzoi të përdoret ventilator për të marrë frymë duke u thënë mjekëve: “Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruajeni për pacientët më të rinj.”
Ajo humbi jetën dy ditë pasi u shtrua në spital, sipas mediave belge.
“Nuk munda ti them lamtumirë dhe as të marr pjesë në funeralin e saj,”- tha vajza e saj Judith pas vdekjes së nënës.
Belgjika ka regjistruar të paktën 12.775 raste të konfirmuara që nga mëngjesi i së martës. Të paktën 705 njerëz kanë vdekur në Belgjikë nga koronavirusi.