91 pacientëve të shëruar u është kthyer Coronavirusi

| 13 Pri 2020 | 09:49 | Nga

OBSH është zotuar se do t’i hulumtojë raportimet nga Koreja e Jugut në lidhje me rikthimin e Coronavirusit tek pacientët që fillimisht janë shëruar prej tij.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po shqyrtonte raportet e pacientëve COVID-19 që testonin përsëri pozitivisht pasi u shëruan klinikisht nga sëmundja, raporton ‘Reuters’, transmerton lajmi.net.

Zyrtarët e Koresë së Jugut kishin raportuar të premten se 91 pacientë të shëruar nga coronavirusi i ri kishin testuar përsëri pozitiv.

Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha për një konferencë se virusi mund të jetë “riaktivizuar” në vend në mënyrë që pacientët të ri-infektohen. 

Të ngjashme