Ndonëse ligji i ri që ka hyrë në fuqi parasheh masa të rrepta dënimi sa i përket atyre që shkelin rregullat e komunikacionit, vozitësit e automjeteve në Kosovë siç duket nuk po janë të kujdesshum gjatë vozitjes së tyre. Kjo për faktin se vetëm në 24 orët e fundit, sipas raportit të policisë, del se janë shqiptuar 911 gjoba në gjithë territorin e Kosovës.
Sa për koiçidencë nga momenti që ka hyrë në fuqi ligji i ri për dënimet në komunikacion, numri i aksidenteve dhe gjobave vetëm sa është rritur dita ditës, duke dëshmuar së vozitësit e automjeteve nuk i respektojnë rregullat e trafikut.