Spitali i Pejës ka njoftuar se 92 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë aktualisht në këtë spital.
67 pacientë me COVID-19 janë në oksigjeno-terapi ndërsa 2 të tjerë janë në CPAP, njofton Klan Kosova.
“16 Pacientë me Covid 19 janë në gjendje më të rëndë; 2 pacientë me Covid 19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.