Në kuadër të fushatës “Jo drogë tek të rinjtë”, Task-Forca Anti-Drogë te të rinjtë dhe siguri në Shkolla ka organizuar pritje për studentë, ku u shfaqën prezantimet me njohurit e tyre lidhur me narkotikët, raporton Ekonomia Online.
Në prezantimin e studentëve nga Kolegji AAB, u tha se që nga viti 2002 deri në vitin 2018 nga përdorimi i lëndëve narkotike kanë vdekur 92 personave në Kosovë, ku kjo shifër është alarmante.
Shefi i Task-Forcës Anti-Drogë, Avdullah Hasani ka thënë se themelimi i kësaj Task Forcë iu është bashkuar vendeve të Evropës.
“Me ndihmën e qeverisë për themelimin e Task-Forcës iu është bashkuar vendeve të Evropës për parandalimin e kësaj dukurie”.
“Unë jam i lumtur që në të ardhmen duke harmonizuar fuqizimin e gjeneratave të reja në aspiratat ndërkombëtarë. Gjenerata e re është e gatshme dhe kanë përgatitje njëjtë siç janë ata të rinjtë ndërkombëtarë”.
“Ne jem të edukuar të arsimuar por ajo që na dallon është liria e lëvizjes se na pamundësohet studimi jashtë shtetit. Andaj sot ne këtë bashkëbisedim në mënyrë që të fillojmë fushatën shtetërore të veprojmë edhe në formën e vetëdijesimit për përdoruesit e narkotikëve”, ka thënë Hasani.
Ai ka thënë se kjo Task-Forcë ka qëllim të bëjë sensibilizimin e opinionit dhe marrjen e vendimeve të Qeverisë.
Petrit Bushi, dekan në Kolegjin AAB, ka thënë se çështja e luftës kundër narkotikëve është shumë sensitive, prandaj duhet të gjendet qasja e parandalimit të tyre, raporton EO.
“Çështja që trajtohet sot është shumë sensitive dhe vendet me zhvilluara kanë dështuar në luftën kundër narkotikëve dhe përdoruesve të drogës. Ajo çka ne duhet të kemi një shpresë është parandalimi, pra qasja që do të veprojmë ne”.
“Punë të mirë po bëjnë institucionet e sigurisë, e sidomos Policia. Kosova qëndron larg vendeve të rajonit sa i përket aftësive profesionale të Policisë”, ka thënë ai.