Në 11 mujorshin e këtij viti, 87 aksidente fatale kanë ndodhur ku kanë mbetur të vdekur 98 persona.
Që nga janari e deri në muajin nëntor të këtij viti në total kanë ndodhur gjithsej 18 mijë e 886 aksidente.
Escobar e komenton kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtarëve të saj në Ko…
Nga krejt këto aksidente mbetën të lënduar gjithsej 13 mijë e 369 persona.
Krejt këto statistika janë bërë të ditura për Front Online nga Policia e Kosovës.
Për shpejtësinë e tejkaluar në trafik gjatë 11 muajve u gjobitën gjithsej 602,858 qytetarë.
Krahasuar këto shifra me vitin e kaluar del se vitin 2021 ndodhën 19 mijë e 212 aksidente.
Nisur nga ky rrezik i jetës së qytetarëve, në mënyrë që të parandalojnë aksidentet në komunikacion, Policia e Kosovës në javët e fundit nëpër rrugë ka shtuar numrin e policëve me vetura civile.