Arrestohen dy zyrtarë të APK-së, dyshohen për keqpërdorim të pozitës

| 20 Nën 2021 | 09:16 | Nga

Janë arrestuar dy zyrtar të Agjencionit të Pyjeve të Kosovës në Deçan pasi që dyshohen se nuk kanë marrë veprimet sipas kompetencave.

Policia bën të ditur se një kamion i ngarkuar me dru rreth 12 m³ ka kaluar ilegalisht te Laura 1, Gryka e Deçanit dhe nga zyrtarët e dyshuar nuk janë ndërmarr veprime.

Drutë janë sekuestruar dhe janë dërguar në depon e Parkut Kombëtar në Deçan.

Me vendim të prokurorit dy zyrtarët e APK-së janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:57 te Laura 1, Gryka e Deçanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme