Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Kuçicë të Skenderajt

| 27 Dhj 2022 | 17:53 | Nga

Sot rreth orës 16:30 është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kuçicë të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zaiti.

Sipas tij, personi në fjalë është i moshës 66-vjeçare dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Forenzika ka dalë në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme