Haradinaj: Rreziku është ende prezent për sulme të reja, institucionet duhet ta ndërrojnë kursin

| 27 Sht 2023 | 19:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se sulmi i së dielës në Banjskë tregoi se institucionet e Kosovës duhet ta ndërrojnë “kursin” dhe të koordinohen me ShBA-në dhe aleatët e tjerë.

Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, ish-kryeministri tha se institucionet e vendit nuk duhet që të vazhdojnë rrugën e njëjtë, ata duhet që të jenë të gjithë të bashkuar që të mbrojnë rendin kushtetues e sovranitetin e vendit.

Haradinaj ka thënë se rreziku për sulme të reja është ende prezent, raporton Ekonomia Online.

“Kosova është përballur më një sulm terrorist, ndërsa sponsor i këtij sulmi është Serbia. Duke e pasur parasysh armatimin e madh, Kosova ka dalë e suksesshme, ia ka dalë. Por, mendoj që nuk përfundon asgjë me këtë fitore”, u shpreh ish-kryeministri.

“Të gjitha palët ta rrisin vigjilencën për shkak që rreziku është ende prezent për sulme të reja”.

“Serbia e ka detyrë edhe në bazë të ligjeve të veta me i dorëzu terroristët, por edhe po i përkrah ma tutje, për me vepru prapë”.

“Bashkësia ndërkombëtare i ka institucionin e veta, prandaj bëj apel nga Bashkimi Evropian që këta kriminelë të dalin para drejtësisë.”

“Bëj apel te të gjithë që ta rrisim vigjilencë, te Qeveria e Kosovës, te kryeministri, të bashkohemi për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste. Por në këtë bashkim duhet të jetë edhe Amerika, nuk guxojmë të veprojmë ndaras”, theksoi lideri opozitar.

Serbia e ka për detyrë t’i dorëzojë kriminelët serbë që sulmuan në veri, por po e bën krejt të kundërtën – po i përkrahë ata për sulme të reja. Ai i ka bërë thirrje ShBA-së dhe BE-së që t’i sjellin kriminelët para drejtësisë.

Të ngjashme