Ish-reporteri i Tanjugut thotë se për Hashim Thaçin ka dëgjuar pas lirimit të tij nga UÇK-ja

| 10 Tet 2023 | 12:36 | Nga

Ish-reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq, tha se për ish-Presidentin Hashim Thaçi, ka dëgjuar pas lirimit të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe ishte njoftuar nga Policia.

“Për Thaçin mbase për herë të parë kam dëgjuar kur policia në mënyrë publike tha se Thaçi ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, kur Policia lëshoi arrest për të. Kam dëgjuar më vonë, pasi jam liruar”, tha Radosheviq.

Po ashtu, dëshmitari e pranoi se në asnjë deklaratë të tij të mëhershme të dhënë për hetuesi, nuk e ka përmendur që kushëriri i tij, gjenerali Dushan Samargjiq e ka njoftuar për një përgjim që i është  bërë gjatë luftës në  Kosovë, të një bisede të telefonike në mes të Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit.

Të ngjashme