Për herë të tretë dështoi konstituimi i Komisionit për rezerva shtetërore, Cakolli: Pozita po e cenon interesin publik

| 10 Tet 2023 | 19:31 | Nga

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore nuk ka mundur të konstituohet, peër shkak teë mosprezenceës seë deputetëve teë pozitës.

Tentimi i tretë u bë të martën, tri javë pasi Kuvendi i Kosovës vendosi me shumicë votash të formojë komisionin.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI),  tha se pozita po e cenon interesin publik.

“Edhe pse rasti i rezervave shtetërore është në procedurë hetimore nga Prokuroria, Kuvendi tashmë ka votuar për themelimin e një komisioni në kuadër të një hetimi parlamentar që kryen Kuvendi, për ta zbardhur këtë çështje. Konsideroj që mungesa e

vullnetit politik e deputetëve të partisë në pushtet dhe shumicës qeverisëse në këtë rast pasi është i përfshirë të paktën edhe një deputet nga radhët e komuniteteve joshumicë, nuk ka asnjë kuptim pasi deputetët e pozitës kanë votuar për formimi e këtij komisioni parlamentar”, deklaroi Cakollinë një prononcim për Telegrafin.

Sipas tij, mospjesëmarrja e deputetëve të partisë në pushtet përveç se është duke e penguar funksionalizimin e plotë të këtij komisioni, ngre dyshime se ka diçka për të fshehur.

Të ngjashme