Shefi i Grupit të Deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar përgjigje nga kryeministri Albin Kurti pse drafti i Asociacionit tani është i pranueshëm. Ai rikujtoi se Kurti, sa ishte në opozitë, ka përdorur dhunë brenda e jashtë Kuvendit kundër Zajednicës, sikur e quante Vetëvendosje dhe tani po e pranon, raporton Ekonomia Online.
“Është e padrejtë kjo sjellje e pushtetit. Ka shumë zhvillime që kanë ndodhur këto ditë dhe Kuvendi nuk është i njohur me këtë zhvillim. Kemi një sjellje të Kurtit që refuzon bisedimet me partnerët ndërkombëtarë e që prodhun edhe sanksione dhe tash e pranon atë”, tha Gashi, në seancën e veçantë të Kuvendit.
“Çfarë pamë është se Kurti ka pranuar një draft të Asociacionit. Çka ndodhi nga data 24 shtator deri më sot kur Asociacioni ishte i papranueshëm tash është i pranueshëm. U vranë edhe njerëz”.
“Kryeministri e pranon Asociacionin, por nuk raporton në Kuvend. Si mund të pranohet kjo sjellje dhe si është e mundur që të sillemi si gjë normale kur Kurti ka bërë dhunë jashtë dhe brenda Kuvendit ta pranojë Asociacionin”.
Gashi tha se i është e mundur që Asociacioni të pranohet tani kur kanë humbur edhe jetë njerëzish, raporton EO.
“Si ndodhi që diçka e papranueshme (asociacioni) që kanë humbur edhe jetë njerëzish dhe i kanë humbur dhjetë vjet këtij vendit, të pranohet tani. Kurti duhet të vijë të raportojë në Kuvend. Është i palogjikshëm dhe joinstitucional. I ka 64 folës i ka, për çka po frikësohet, ndoshta nga mungesa e argumentit”, tha tutje Gashi.

