Mbahet Dita e Forcës, FSK-ja hap kazermat për qytetarët

| 27 Nën 2024 | 07:36 | Nga

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur”, me rastin e Ditës së Forcës, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët do të mund të shohin demonstrimin e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të hapura për qytetarët, që nga ora 10:00 janë kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin.

Të ngjashme