Mulaj: Fitorja është fryt i punës dhe dedikimit të rinisë së Istogut

Prishtinë | 08 Shk 2025 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, ka falënderuar rininë e Istogut dhe Forumit Rinor të LDK-së për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë fushatës elektorale.

Mulaj, gjatë tubimit përmbyllës të fushatës në Prishtinë, theksoi se të rinjtë janë motori i çdo organizimi dhe garancia për suksesin e fushatës.

Ai vlerësoi entuziazmin dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar se ata janë të gatshëm të japin gjithçka për të ardhmen e Kosovës.

“Bashkë, me besim, po e bëjmë ndryshimin,” u shpreh Mulaj, duke siguruar një mesazh pozitiv për vazhdimin e angazhimit në drejtim të një Kosove më të fuqishme.

Të ngjashme