Ramosaj për zjarrin në Bjeshkët e Deçanit: I frikshëm, por situata tani është e mirë

Prishtinë | 10 Mar 2025 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë, Bjeshk%t e Deçanit janë kapluar nga tymi e zjarri, që edhe moti kuntribuonte të ndizej më shumë. Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një lidhje direkte me TV Dukagjinin u shpreh se zjarri ka qenë i përmasave me rrezikshmëri të lartë dhe dëmi i shkaktuar është i madh në sistemin ekologjik të bjeshkëve.

Ramosaj shtoi se shqetësimi tjetër i kësaj fushe është edhe problemi që ekipi i zjarrfikësve kanë, pasi që shumica prej tyre janë mosha madhore dhe kushtet e punës nuk janë të mira.

Të ngjashme