Igli Tare zyrtarisht drejtori i ekipit italian të futbollit, Edi Rama: Milani nën urdhrat e një shqiptari, kush e imagjinonte

Prishtinë | 27 Maj 2025 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Igli Tare zyrtarisht drejtori i ekipit italian të futbollit, reagon Rama: Milani nën urdhrat e një shqiptari, kush e imagjinonte

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me emërimin zyrtar të Igli Tares si drejtor i Milanit.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se ndjehet krenar për një arritje të tillë, teksa ishte diçka e paimagjinueshme kjo arritje.

“Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot?Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit. Krenar për ty vëlla”, u shpreh kryeministri Rama.

Të ngjashme