Një 19-vjeçar dyshohet për plagosje në orët e para të së martës në Istog.
Policia bëri të ditur se plagosja ka ndodhur rreth orës 02:20 dhe se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Ai fillimisht është dërguar në emergjencën e spitalit, më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Tani për tani nuk dihen motivi as rrethanat e tjera të këtij rasti.