Basha: Komunikim me deputetët e partive të tjera për bashkëpunim ka çdo ditë

Prishtinë | 27 Maj 2025 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, pas dështimit të vazhdimit të 22 –të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se komunikime me deputetët e partive të tjera për bashkëpunim ka çdo ditë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij , kjo gjë nuk është ilegale.

“Janë të paarsyeshëm dhe absurde të mbajnë komplet shtetin pezull partitë opozitare. Ne kemi ofruara alternativat tona. Kanë refuzuar. Kur shantazhohet dikush duhet të denoncohet në prokurori. Nuk e di për çka po flet. Na kemi dërguar edhe letër komplet partisë. Nëse ka diskutime me deputetë është normale. Komunikimet mes deputetëve ndodhin gjatë gjithë kohës. Kjo nuk është ilegale”, tha ai.

Të ngjashme