71 organizata kërkojnë heqjen e taksës për produktet menstruale

Prishtinë | 27 Maj 2025 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Një grup prej 71 organizatash të shoqërisë civile, në bashkëpunim me Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), i kanë bërë thirrje Ministrisë së Financave për heqjen e menjëhershme të TVSH-së dhe tarifave doganore për produktet menstruale.

Përmes një postimi në Facebook, QIKA thekson se këto produkte, si pecetat dhe tamponët, janë nevojë bazë për gratë dhe vajzat dhe nuk duhet të trajtohen si luks. Thirrja për veprim është mbështetur edhe nga mbi 7,500 qytetarë që kanë nënshkruar peticionin “Peceta nuk është luks”, duke e kthyer këtë çështje në një kauzë të gjerë publike për drejtësi sociale dhe ekonomike.

Të ngjashme