Aleanca Kosovare e Bizneseve vlerësoi se dështimi i 22-të me radhë për konstituimin e Kuvendit është alarmues.
“Politika po e fundos ekonominë e Kosovës. Investitorët kërkojnë stabilitet, jo kaos politik. Çdo ditë pa institucione funksionale është një ditë me humbje për biznesin dhe për të ardhmen tonë ekonomike.
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) kërkon urgjentisht zgjidhje politike dhe kthim të funksionalitetit institucional. Papërgjegjësia politike nuk mund të jetë standard i një shteti që aspiron zhvillim e integrim.
Kosova pa drejtim, investitorët po ikun, papërgjegjësia po rritet, institucionet të bllokuara, ekonomia në kolaps moral, ky është kuvendi i dështimeve”, thuhet në reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve.