Amerika e uron Shqipërinë për zgjedhjet: Presim ta vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

Prishtinë | 27 Maj 2025 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar uruar popullin shqiptar për zgjedhjet e parlamentare të mbajtura më 11 maj.

Ambasada e ShBA-së tha se presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë që e kanë me Shqipërinë.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në urim, transmeton Klankosova.tv.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë mbajtur më 11 maj, ku Partia Socialiste doli fituese me 83 mandate të fituara, pasuar nga Partia Demokratike me 50 mandate, ndërsa Partia Socialdemokrate mori tri mandate, Partia Mundësia dy mandate kurse Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet morën nga një mandat secila.

Të ngjashme