Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë testament i vullnetit për liri dhe paraprijëse e pavarësisë

Prishtinë | 10 Qer 2025 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës ka përkujtuar 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e cilësuar këtë ngjarje historike si themel të vetëdijes kombëtare dhe simbol të përpjekjes për liri dhe barazi.

Ajo nderoi figurat e shquara si Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi, duke theksuar se Lidhja ishte pararendëse e pavarësisë së Shqipërisë dhe testament i vullnetit të palëkundur të shqiptarëve për të mbrojtur trojet dhe të drejtat e tyre.

“Më 10 qershor 1878, në kohët më të vështira për kombin tonë, në Prizrenin e historisë dhe dinjitetit, u mblodhën përfaqësuesit më të mençur e më të vendosur të katër vilajeteve për ta ngritur zërin e shqiptarëve në mbrojtje të trojeve dhe të drejtave tona. Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare, testament i vullnetit për liri dhe paraprijëse e pavarësisë.Sot, 147 vite më vonë, nderojmë me përulje veprën e Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit, Sulejman Vokshit dhe të gjithë patriotëve të tjerë që e mbajtën gjallë idealin e një kombi të lirë dhe të barabartë në mes kombeve të Evropës”, ka theksuar ajo.

Të ngjashme