Sekuestrohen rreth 18 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Prishtinë | 10 Qer 2025 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës njofton se në pikën kufitare në Vërmicë, janë kapur afër 18 mijë euro të padeklaruara.

Sipas Doganës, gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare, është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë një automjeti me targa kosovare dhe se gjatë ekaminimit të detajuar hasën në paratë e padeklaruara, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Për shkak të mosdeklarimit, Dogana njofton se këto mjete monetare janë sekuestruar.

“Gjatë ekzaminimit të detajuar të automjetit, zyrtarët doganorë kanë hasur mjete monetare të padeklaruara në shumë totale prej 17,950.00 euro, të ndara në këto prerje: 74 kartëmonedha nga 100 euro – 7,400.00 euro 211 kartëmonedha nga 50 euro – 10,550.00 euro Në mungesë të deklarimit paraprak dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e mjeteve, Dogana ka bëre sekuestrimin e mjeteve derisa në përputhje me nenin 33.5 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), palës automatiksiht i është bërë konfiskimi i shumës prej 4,487.50 euro – që përfaqëson 25% të shumës totale të padeklaruar derisa edhe pjesa tjetër mbahet deri ne perfundimin e procedurave hetimore”, thuhet në njoftim.

Dogana ua rikujton të gjithë qytetarëve dhe udhëtarëve që të deklarojnë saktësisht mjetet monetare mbi 10 mijë euro, të cilat i mbajnë me vete gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të paligjshme financiare dhe për të shmangur ndëshkime të panevojshme.

Të ngjashme